SI PUNOJMË
Zhvillimi i një projekti.
Të projektosh e të realizosh një vepër nuk mjafton vetëm krijimtaria dhe design-i.
Pas çdo projekti të realizuar me sukses fshihet kompleksiteti i kontekstit dhe kjo do të thotë që është kryer një punë e hollë dhe e kujdesshme anialize paraprake në çdo aspekt të arkitekturës dhe komunikimit.
1. DETYRA E PROJEKTIMIT
Porositësi parashtron kërkesat funksionale, hapësinore dhe stilistike që dëshiron të ketë objekti dhe i diskuton me Projektuesin.
2. PROJEKTI PLANIMETRIK
Jepen disa propozime planimetrike, duke parashtruar aspektet pozitive dhe kompromiset që vijnë nga një zgjidhje apo një tjetër.
3. PROJEKTI 3D
Paraqitet interpretimi i kërkesave të fazës së parë, nëpërmjet sintezës në tre dimensione dhe renderave të pamjeve kryesore të projektit.
4. DETAJIMI EKZEKUTIV
Projektuesi jep detaje mbi materialet, ngjyrat, mobiljet, aksesorët, ndriçuesat, pajisjet, etj, bazuar mbi ofertën e furnitorëve të përzgjedhur.
Ndonjëherë arkitektura kërkon heshtjen dhe zbrazëtinë ku ndërgjegja jonë të mund të gjejë vetveten.
STUDIO
Projektimi si një takim mes artit dhe teknikës
Studio Arkiplan ndodhet në Shqipëri prej vitit 2008 dhe përbëhet nga një grup arkitektësh qe kanë si qëllim t'i japin formë një vizioni duke ushqyer në çdo projekt dialogun me ndjesitë e vendndodhjes.
Përpjekja projektuale karakterizohet nga kujdesi për thjeshtësinë e linjave dhe pastërtinë e rezultateve volumetrike, gjetjen e detajeve, kërkimin e thelluar mbi materialet e përdorura.
Frymëzimi në krijimin e projekteve vjen nga analiza e kujdesshme dhe e thelluar e nevojave të klientit krahasimisht me një lexim të vëmendshëm të kontekstit.